Radio Zëri

Fresh Postimet

Doni më shumë “like” në foto? Ja kur duhet t’i postoni

Jeta në rrjetet sociale duam apo nuk duam ne është kthyer në motiv.

Herë herë gati të fiksuar fotografojmë çdo gjë në mënyrën sa më perfekte të mundshme, zgjedhim filtrat e duhura dhe… sërish nuk marrim aq like sa meritojmë.

Lind pyetje pse?

Sipas një studimi të sitit HASH HOOPER, duhet të zgjedhësh orën e duhur për të bërë një postim në Instagram.

Sipas tyre, orari më i mirë për të publikuar foto gjatë javës është 6.00-7.30 pasdite, kurse në fundjavë ora 11.00 nënkupton kulmin e pëlqimeve dhe komenteve.

Prandaj nëse keni një foto të bukur, atëherë postojeni në këtë orar, në mënyrë që fotoja juaj të mos kalojë pa u vënë re.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj