Radio Zëri

Fresh Postimet

Samsung me procesorë të rinj

Gjigandi i teknologjisë Samsung, ka njoftuar se do të prodhojë procesorët e rinj 11nm për telefonat e rangut të lartë dhe të mesëm.

Procesori i ri premton deri në 15% rritje të performancës me përdorimin e njëjtë të energjisë. Sipërfaqja e çip-it do të reduktohet me 10%, që do të thotë që çmimi i prodhimit të procesorit do të bjerë.

Telefonat premium të vitit të ardhshëm do të përdorin procesorë të ri LPP 7nm të ndërtuara me litografi Extrem Ultra Violet (EUV). Ato do të dalin në gjysmën e dytë të vitit 2018, në kohën e duhur për Apple A12 dhe iPhone të ri.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj