Radio Zëri

Fresh Postimet

Mesazhi në shishe që mori përgjigje pas 23 vitesh

20 vite më parë një vajzë 10-vjeçare hodhi një shishe në det në brigjet e Hull në SHBA teksa u nis për pushime me familjen.

Ajo çfarë shpresonte si e vogël Zoe Lemon, ishte të merrte një përgjigje nga një i huaj nga një vend i largët.

Përmbajtja e letrës së të voglës Lemon drejtuar marrësi të munshëm të mesazhi në shishe, ishte tregimi për brejtësin dhe peshkun e saj të dy të quajtur Sparkle dhe për prindërit e saj të cilët ishin të dy mësues.

Me t’u rritur, Zoe Lemon e harroi shpejte fantazinë e saj për shishen e hedhur në det dhe u martua, madje ka edhe një fëmijë.

Por dy dekada më pas, ajo mori një përgjigje për letrën e saj nga Piet dhe Jacqueline Lateur afër Rotterdam. Çifti ishte duke shëtitur qenin në kanalin Oosterschelde kur gjetën shishen me letrën e Zoe.

Lidhur me këtë  Zoe e cila është tashmë 33-vjeçe dhe punon në një argjendari ka thënë:  “Ishte pak çmenduri vërtet. Prindërit e mi erdhën më vizituan për Krishtlindje dhe më thanë që kisha një letër nga Europa drejtuar në emrin tim të vajzërisë, Lemon. Gjëja e parë që pashë ishte dorëshkrimi im që fëmijë dhe letra e vogël ku tregoja për kafshët dhe hob-et e mia. Kjo me emocionoi”. ka thënë ajo.

 

 

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj