Radio Zëri

Fresh Postimet

Pas taksës 100%, reagon Vuçiq: “Nuk do ta njohim Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur deklaratës nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili sot tha se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kjo na vendos në pozitë të tmerrshme, kjo dëshmon se ka fuqi të tjera që qëndrojnë prapa”, deklaroi Vuçiq gjatë mbledhjes me përfaqësuesit serbë nga Kosova.

“Disa prej jush e njihni, nuk e ka vendosur ai këtë. Nuk ka dalë nga koka e tij por e ka lexuar diku dhe ka qenë i pakujdesshëm duke lexuar diqka të tillë publikisht. Në një situatë të tillë duhet të përgatitemi për betejë të gjatë sepse pavarësinë e Kosovës nuk do t’ia pranojmë”, tha Vuçiq.

 

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj