Radio Zëri

Fresh Postimet

A i bëjnë video-lojërat, fëmijët tuaj të dhunshëm?!

Deri më sot, shumë nga ne kemi qenë të pajtimit që video-lojërat që përmbajnë dhunë mund të ndikojnë që fëmija që e luan atë, të jetë më agresivë dhe më i dhunshëm.

Megjithatë, hulumtimet  e fundit na shfaqin të kundërtën e asaj që kemi besuar.

Hulumtuesit nga Universiteti Southwest në Kinë e kanë sfiduar teorinë  se video-lojërat e dhunshme i bëjnë personat agresivë.

Ata kanë kërkuar nga 18 pjesëmarrësit e studimit të tyre t’i listojnë video-lojërat e tyre të preferuara, të tregojnë sa shpesh e luajnë çdo lojë dhe të vlerësojnë sa të dhunshëm janë.

Pastaj, pas hulumtimeve dhe eksperimenteve të ndryshme duke përdorur edhe fMRI, hulumtuesit kishin deklaruar se ekspozimi afatgjatë ndaj video-lojërave të dhunshme nuk është i lidhur me dhunë.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj