Radio Zëri

Fresh Postimet

Porsche nuk do të prodhojë më makina me naftë

Gjigandi Porsche, ka vendosur që nga viti 2018 ë të mos prodhojë më makina me këtë lëndë djegëse.

Porsche aktualisht nuk prodhon më automjete me diesel, por shefi ekzekutiv Oliver Blume tha se dëshiron të jetë i qartë se ato nuk janë gjithashtu në horizont.

“Tani nuk do të ketë më makina nafte nga Porsche”, tha shefi ekzekutiv Oliver Blume.

Edhe pa veturat me naftë, reputacioni i Porsche ka vuajtur që nga viti 2015 pasi u zbuluar se kompania ”Volkswagen” kishte përdorur programe speciale gjatë testimit për të fshehur se sa ndotnin emetimet e veturave.

“Kompania tani dëshiron të përqëndrohet në makina të fuqishme, makina me gaz dhe hibride, duke filluar nga viti 2019, kjo nënkupton gjithashtu automjete thjesht elektrike”, theksoi kompania.

Është e rëndësishme për ne që motorët të fokusohen te sportiviteti dhe në të ardhmen, Porsche do të jetë më shumë Porsche se sa ka qenë në të kaluarën e tij. Do të fokusohemi në performancën dhe efikasitetin”, shtoi kompania.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj