Radio Zëri

Fresh Postimet

Pas veturave elektrike, po vijnë veturat me ujë

Inxhinieri Lorenzo Enrico ka sjellë një ide revolucionare për mbarë botën e automjeteve.

Qëllimi i inxhinierit italian Enrico, është të mendojë për një motor makine, i cili furnizohet plotësisht me ujë.

Gjithçka nis nga përbërja e ujit: nga lënda djegëse siç është oksigjeni dhe nga një oksidues siç është hidrogjeni.

Enrico kërkon një metodë për të nxjerrë hidrogjenin nga uji dhe për ta përdorur si burim energjie, në gjendje të konsumojë pak.

Burri, i lindur në provincën e Leçes, Itali, vendosi të zbatojë idenë e tij të quajtur ‘Hydromoving Technology’, në një makinë Nissan 370, e mbiquajtur Z-Hydro pikërisht prej kësaj veçantie.

Gjithçka vihet në zbatim, falë ujit të shiut që do sillte goxha kursim për të gjithë ata që do zotëronin një makinë të tillë.  Qëllimi është që 5 litra ujë një makinë e tillë të  bëjë 5 mijë kilometra rrugë.

 

 

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj