Radio Zëri

Fresh Postimet

A do e kufizojë shpejtësinë në autostradë Gjermania?

Bazuar në një anket të publikuar në Berlin, shumica e gjermanëve e mbështesin vendosjen e kufizimeve për shpejtësi maksimale në autostrada me qëllim të luftimit të ndryshimeve klimatike.

Rreth 52 për qind e të anketuarve kanë thënë se kufiri i shpejtësisë së lejuar në autostradë duhet të jetë mes 120 dhe 140 kilometrave në orë, ndërsa 48 për qind i kanë kundërshtuar këto masa. Anketa është bërë nga instituti “Emnid” dhe është publikuar në gazetat kryesore gjermane.

Një komision qeveritar, i cili është themeluar për caktimin e të ardhmes së transportit, po e shqyrton mundësinë e ndryshimit të rregullit për lëvizje të veturave pa kufizim të shpejtësisë. Ky vendim besohet se do ta ndihmojë Gjermaninë për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian për sasinë e lirimit të gazrave.

Megjithatë, disa figura të rëndësishme të politikës gjermane nuk po pajtohen me këto plane. Ministri gjerman i transportit, Andreas Scheuer, e ka kundërshtuar këtë plan, duke thënë se kufizimi i shpejtësisë maksimale të lejuar do ta zvogëlonte sasinë e përgjithshme të karbonit për vetëm 0.5 për qind.

Gjermania mund të dënohet me gjoba të mëdha nga Bashkimi Evropian nëse dështon t’i plotësojë standardet e BE-së për lirimin e gazrave të dëmshme, përfshirë oksidet e azotit, shkruan “Reuters”.

 

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj