Radio Zëri

Fresh Postimet

Mercedes sjell makinën e pestë elektrike

Deri më tani, Mercedes ka sjellë katër modele makinash elektrike nga EQ, dhe nga linja e makinave elektrike, vjen edhe modeli i ri i cili pritet të del gjatë vitit 2022.

Me të prezantuar EQC SUV, prodhuesi gjerman bëri të ditur se do ta lansojë edhe sedanin elektrik EQS, modelin EQA dhe SUV-in e vogël EQB. Tashmë është konfirmuar, se lansohet edhe modeli i pestë EV.

Krahas fotografive të furgonit elektrik V-Class, Mercedes bëri të ditur se do ta prezantojë modelin EQV gjatë muajit mars, në Geneva Motor show.

Kjo makinë raportohet se do të lansohet gjatë vitit 2022, pikërisht në kohën kur lansohet edhe Volkswagen I. D. Buzz.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj