Radio Zëri

Fresh Postimet

Aktivistet kosovare në televizionin serb: Vuçiq ka punuar për Millosheviqin

Aktivistet e “Haveit” nga Kosova janë ftuar në televizionin serb Danas, me ç’rast janë pyetur edhe për mundësinë e normalizimin të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Konsiderojmë se është e nevojshme të përmenden emrat. Nëse kjo pyetje ka të bëjë me dialogun të cilin po e zhvillojnë përfaqësuesit e dy vendeve, atëherë duhet përmendur se gjatë viteve të nëntëdhjeta presidenti Hashim Thaçi ka qenë luftëtar i lirisë, derisa Aleksandar Vuçiq ka punuar nën Millosheviqin. Pra, elitat politike të Serbisë gjatë viteve të nëntëdhjeta, të cilat edhe sot po e mbajnë fuqinë, janë përgjegjëse për shkatërrim të vet mënyrës së jetesës në Kosovë. Ata nuk kanë legjitimitet të mjaftueshëm ta zbatojnë këtë proces”, citon Insajderi.

Artistet kanë folur edhe për aktivitetet e tyre, teksa kanë mohuar të kenë përkrahje nga shteti i Kosovës.

“Jo, nuk i përkrah. Në të vërtetë, kurrë nuk kemi aplikuar për çfarëdo lloji të përkrahjes, ndoshta edhe do të gjenim përkrahje”.

Lidhur me aktivitetet e tyre, ato kanë thënë se inspirohen nga jeta e përditshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj