Radio Zëri

Fresh Postimet

Selmanaj-qeverisë Haradinaj: Po ia plotëson qejfet e Radojiçiqit

Teksa ka folur për ndarjen e shpenzimeve të paparashikueshme, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka drejtuar kritika të rënda në adresë të qeverisë.

Selmanajn në fjalën e tij, ka thënë se është e papranueshme që për vitin e ri, t’iu ndahen para fëmijëve në Leposaviq e Zubin Potok, ndërsa të mos iu jepet asgjë fëmijëve të Prekazit, Obrisë e Gllogjanit.

Fakti që janë ndarë nga 25 mijë euro vetëm për fëmijët në Leposaviç dhe Zubin Potok, sipas tij tregon që kjo qeveri po ia plotëson qejfet e Radojcicit.

“Edhe një temë që dua ta ceki, ka të bëjë me ndarjen e shpenzimeve te paparashikueme. Per vitin e ri, vitin e kaluar, janë nda për fëmijët në Leposaviq dhe Zubin Potok nga 25 mijë euro, për dy komunat.Unë nuk jam kundër, por jam kundër…se pse fëmijëve të Prekazit mos me iu nda, pse të Obrisë e Gllogjanit jo. Diçka këtu kemi gabuar rëndë. Ose jemi në shërbim të tjetërkujt. Ose duhet me ia plotësu naj apetit të Radojicicit, ose dikujt tjetër, me i mashtru edhe fëmijën e tyre”, ka thënë Selmanaj.

 

Pas fjalës së deputetit të LDK-së, seanca është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj