Radio Zëri

Fresh Postimet

Ish-komandanti i UÇK-së, ftohet për intervistim nga Specialja

Po vazhdojnë intervistimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale.

Për intervistim është ftuar edhe komandanti i brigadës 136, Salih Lajçi.

“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi. Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu, është një familje e shkolluar që kontribuuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës. Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty”, thuhet në një postim të OVL UÇK-së dega në Pejë.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj