Radio Zëri

Fresh Postimet

“Qeveria do t’i mbështesë veprimtaritë humanitare”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se qeveria do t’i japë mbështetje veprimtarive humanitare.

Këto deklarata kryeministri i ka bërë gjatë një takimi me Feride Hysenin, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës.

“Nga Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, u njoftova me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Qeveria e vendit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj