Radio Zëri

Fresh Postimet

Fordi lë pa punë 5.000 punonjës në Gjermani

Prodhuesi i njohur amerikan i veturave, Ford, njoftoi sot shkurtimin e mbi 5.000 vendeve të punës në Gjermani.

Kjo vjen në formën e largimeve të vullnetshme, në kuadër të planit të saj social evropian të prezantuar në janar.

Fordi tha për mediet se i paraqiti sot të gjithë punonjësve të saj, pa dallim mes qendrave, një program për pension të parakohshëm apo largime vullnetare me derdhjen e dëmshpërblimit në rast të ndërprerjes së kontratës të punës me afat të pacaktuar.

Ky njoftim bëhet i ditur si pjesë e ristrukturimit të Fordit i cili synon të rivendosë sa më shpejt të jetë e mundur një aktivitet fitimprurës në Evropë.

Gjithashtu, Fordi nuk përmendi mbylljen e qendrave specifike në Gjermani, as nuk renditi shkurtime të tjera të vendeve të punës në shtete të tjera që prekeshin nga ky plan.

 

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj