Radio Zëri

Fresh Postimet

Fabrika e Llamkosit shitet për 6 milionë euro

Fabrika e Llamkosit përmes ankandit është shitur për 6 milionë euro.

4.8 milionë euro ishte çmimi minimal për asetet e fabrikës Llamkos në Vushtrri, që ka në pronësi rreth 18 hektarë tokë, ndërtesa, linjën e prodhimit, si dhe makineri e pajisje. Në ankandin publik që u mbajt sot (e hënë), kjo kompani është shitur për 6 milionë euro.

Punëtorët shpresojnë të mos i ndryshohet destinimi, ku lidhur me këtë ka reaguar edhe Sindikata e Llamkosit.

Kujtojmë që privatizimi i fabrikës Llamkos kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 dhe kjo ndërmarrje ka mbetur në proces të falimentimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj