Radio Zëri

Fresh Postimet

Treni më i shpejtë në botë ecë 360 kilometra në orë

Treni që arrinë shpejtësi rekorde prej 360 kilometrave në orë, është prezantuar nga Japonia.

Alfa-X mund të hyjë në funksion brenda dhjetë vitesh. dhe  ka dhjetë vagona, si dhe një pjesë të përparme të njohur si hundë, të gjatë 22 metra dhe shumë të thepisur për të prerë ajrin.

Lokomotiva është duke u testuar tash e tri vite, ndërsa nëpërmjet saj, po bëhen përpjekje që të rritet rrjeti hekurudhor japonez, i trenave të shpejtë.

Derisa pjesa e përparme është bërë që t’i ndihmojë me aerodinamikën, e bënë edhe më të shkathtë kur hyn në tunele. Në të njëjtën kohë, treni është krijuar që t’i mbijetojë me lehtësi termeteve të shpeshta që ndodhin në atë shtet.

Rekordin për trenin më të shpejtë, vazhdon ta mbajë Japonia, pasi ka në qarkullim një tren për në Francë, që arrin deri në 321 kilometra në orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj