Radio Zëri

Fresh Postimet

Veturat pa shofer testohen për herë të parë

Makinat autonome, pa shofer, po shihen si mundësi e jashtëzakonshme për ta sinkronizuar dhe përmirësuar dukshëm rrjedhën e trafikut.

Të njëjtën e thonë edhe hulumtimet e reja, sipas të cilave del të ketë 35 përqind lehtësim në përmirësimin e trafikut.

Për ta testuar potencialin e teknologjisë së makinave pa shofer, hulumtuesit në Universitetin e Kembrixhit, ndërtuan një flotë me makina të vogla robotike.

Makina është lëshuar në testim përmes një rruge miniaturë, me ç’rast hulumtuesit kanë matur saktësinë e çdo pjese lëvizëse të makinave të vogla,. Kur makinat funksiononin në mënyrë të pavarur, ndërprerja e një automjeti të vetëm shkaktonte ngadalësim të shkurtër, nëpër korsi të ndryshme.

Ndërsa, sinkronizimi ndërmjet makinave në kuadër të këtij testimi miniaturë, shpjegonte qartë përmirësimin e trafikut dhe rezultate të papritshme nga ana e hulumtuesve të cilët e shfaqën atë në Konferencën Ndërkombëtare të Robotikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj