Radio Zëri

Fresh Postimet

Këto janë karakteristikat e iPhone të ri

iPhone i gjeneratës së ardhshme të Apple pritet të vijë me lidhje të dyfishtë Bluetooth për të luajtur audio në më shumë se një pajisje në të njëjtën kohë, njoftoi Mac Otakara, duke cituar burimet e zinxhirit të furnizimit.

Me këtë funksion të ri, përdoruesit do të jenë në gjendje të dërgojnë audio në dy palë AirPods në të njëjtën kohë, ose të luanin një këngë në shumë Bluetooth të bëra nga kompani të ndryshme.

Një rast tjetër i përdorimit mund t’i lejojë pronarët e iPhone të dërgojnë udhëzime GPS për një palë kufje dhe sistemin e navigimit të makinës së tyre.

Nëse Apple vendos të përfshijë një tipar të tillë, ky nuk do të ishte krijuesi i parë i telefonave të mençur që bën një gjë të tillë. Telefonat Samsung me Bluetooth 5.0 vijnë me një funksion të quajtur ‘Dual Audio’, i cili u lejon përdoruesve të luajnë audio në më shumë se një pajisje.

 

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj