Radio Zëri

Fresh Postimet

Shqiptarët e ‘kallin’ New York-un, mbajnë marsh për Çamërinë

Këtë të shtunë, me një pjesëmarrje prej dhjetë mijë personave,  në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbajt ‘Marshi Ndërkombëtar i Emigrantëve’.

Ky marsh për nga pjesëmarrja e viteve të fundit, njihet edhe se si ‘Parada Shqiptare’ dhe është një manifestim ku shqiptarët nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë vallëzojnë dhe këndojnë shqip.

Aty ku për çdo vit në qendër të qytetit të Nju Jorkut, Parada Shqiptare ka kulmuar në rrugën e famshme “6th Avenue” në Manhatan, ku shqiptarët e Amerikës nga të gjitha trevat ia dedikuan Çamërisë dhe nëpërmjet simboleve u kujtua 75 vjetori i gjenocidit çam.

Gjatë këtij manifestimi, përveç fjalimeve nga drejtuesit e kësaj parade nga shoqata Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi dhe Nik Beqaj, ishin dhe fjalimet e senatorit Xhozef DioGuardit, veprimtari Sali Bollati dhe gazetari Marin Mema.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj