Radio Zëri

Fresh Postimet

Bill Clinton arrin në Kosovë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen për vizitë në Kosovë.

Miku më i madh i Kosovës, presidenti Clinton pritet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjatë pritjes nga presidenti Thaçi, Clinton edhe do të dekorohet.

Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë.

Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin e më tejmë ndaj shqiptarëve

Siç bën të ditur Zyra e Presidentit të Kosovës, Clinton do të pritet nga Thaçi në ora 15:00.

Pas takimit të dy presidentët do të deklarohen edhe para medieve.

Clinton sot viziton Kosovën në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit, bashkë me gruan e tij Hillary Clinton, ish-sekretare e SHBA-së dhe ish-kandidate për presidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj