Radio Zëri

Fresh Postimet

Veturat dizelë do të jenë në treg edhe për së paku 20 vjet?

Këto janë pritshmeritë e BMW, që këtë javë ka lansuar konceptin Vision M Next.

Vision M Next, është një model hibrid sportiv me 600 kuajfuqi. Ai është ndër shumë modele që kompania ka planifikuar t’i elektrifikojë për pak vjet.

Edhe pse ka qëllim që të ketë 25 modele elektrike deri më 2023, BMW megjithatë ka thënë se nuk pret që modelet me benzinë e naftë të largohen nga tregu për të paktën edhe dy dekada.

Shefi teknik i BMW-së, Klaus Froelich, ka thënë se pret edhe minimum 20 vjet që të mbijetojnë këto modele.

Sipas tij, njerëzit deri më 2040 do të mund të blejnë BMW-të që përfundojnë me shkronjën “d” në emrin e modelit.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj