Radio Zëri

Fresh Postimet

Galaxy Fold nuk ishte i gatshëm për lansim e pranon edhe drejtori ekzekutiv i Samsungut

Lansimi i telefonit Galaxy Fold nuk ka kaluar siç kishte shpresuar Samsungu.

Kjo, pasi që disa testues u ankuan për pajisjet defektive që i kishin në test, përpara se pajisja të lansohej. Samsungut nuk i mbeti asgjë tjetër veçse ta shtynte lansimin e telefonit pas kësaj, derisa problemet të mënjanoheshin, raporton TechSpot.

Tani DJ Koh, drejtori ekzekutiv i Samsung Electronics, e pranoi se kompania e ka bërë një gabim të madh:

 “E kam nxituar lansimin e telefonit, para se ai të ishte i gatshëm. Ishte kjo një përvojë e pakëndshme”, tha Koh.

Telefoni, i cili e ka një çmim prej 1980 dollarësh, duhej të shënonte triumf të madh të Samsungut në tregun mobil, i cili ka stagnuar në vitet e fundit. Galaxy Fold është menduar t’i shtynte kufijtë dhe trendin në dizajn, funksion dhe performancë, por kjo nuk ndodhi.

Sipas Kohut, kompania po punon shumë për t’i zgjidhur të gjitha problemet përpara lansimit zyrtar të pajisjes:

“E pranoj se e kam bërë një lëshim kur bëhet fjalë për telefonin e palosshëm, por aktualisht jemi në procesin e rregullimit. Për momentin po testohen të gjitha aspektet në mbi 2000 pajisje”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë së Koresë së Jugut, i cili në pyetjen se kur do të lansohet zyrtarisht telefoni, tha se nevojitet edhe pak kohë.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj