Radio Zëri

Fresh Postimet

Ky është Golf 8

Kanë dalur fotografitë e  Volkswagen Golf Mk8 dhe kjo vjen pas shumë spekulimesh si dhe pas shfaqjes së një modeli të kamufluar pjesërisht.

Një Volkswagen Golf Mk8, është parë gjatë një xhirimi të një reklame që duket se është në një qytet evropian.

Përkundër përmirësimeve që i janë bërë në pjesën e përparme, ai sërish ka pamjen ikonike të Golfit.

Dritat e përparme dhe ato të prapme janë përmirësuar. Prodhimi i modelit të ri ishte paraparë të nis në korrik, por me sa duket, është shtyrë për në tetor, ndërsa prezantimi i tij po ashtu është shtyrë për në tetor, ndonëse ishte planifikuar që të prezantohej në panairin e automobilave “Frankfurt Motor Show” në shtator.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj