Radio Zëri

Fresh Postimet

Honda do të sjellë jahtin sportiv që lëvizë me shpejtësi shumë të lartë

 Honda do të sjell jaht me 500 kuaj fuqi, i cili do të arrijë shpejtësi deri në 150 kilometra në orë.

Në bashkëpunim me SanYuanJahts, Honda Marine do të ndërtoje jahtin sportiv, shumë të përshtatshëm për peshkim të quajtur SJ32.

Gjatë një aktiviteti në Floridë të Shteteve të Bashkuara, është shfaqur se si duket SJ32, që do t’i ketë nga dy motorë që së bashku prodhojnë 500 kuaj fuqi.

Jahti sportiv mund të lëvizë me shpejtësi të lartë, duke arritur deri në 150 kilometra në orë, shpejtësi shumë e madhe e lëvizjes mbi ujë.

Ky jaht nga  Honda, pritet të kushtojë nga 273 mijë deri në 410 mijë euro, varësisht nga opsionet që i duan për këtë jaht shumë të mirë.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj