Radio Zëri

Fresh Postimet

Ndodhi edhe kjo: 15 familjarë rrihen mes vete për pronë në Rahovec, përfshihen edhe gratë

Një rrahje masive ka ndodhur mes disa familjarëve mbrëmë në Rahovec.

Në rrahje janë përfshirë 15 persona, të cilët jetojnë ndaras, e në mesin e tyre edhe 3 gra.

Shumë nga ta kanë pranuar ndihmë mjekësore, tre janë ndaluar në Spitalin e Gjakovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, e disa të tjerë më urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

 

Gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta.

 

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj