Radio Zëri

Fresh Postimet

Ish-zëvendësministri i PDK-së e quan Vjosa Osmanin bukësimite

Ish-zëvendësministri i PDK-së Gani Koci, përmes një postimi në Facebook ka përdorur gjuhë fyese kundrejt Vjosa Osmanit, të cilën e quan “bukësimite”.

Osmani e cila ishe mysafire në një emision televiziv dhe e pyetur për befasinë më të madhe të këtyre zgjedhjeve, jo ka deklaruar se për të ishin votat e larta të PDK-së, pasi që ajo kishte pritur numër më të vogël të votave për këtë subjekt.

Ndërsa, Koci i është kundërpërgjigjur duke thënë se, sipas tij, ajo vazhdon të ketë inat ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kjo bukësimitja e LDK-së, akoma me inat ekstrem ndaj PDK-së! Tepër infantile për të qenë pjesë e politikës!”.

Kjo, bukësimitja e LDK-së, akoma me inatë ekstrem ndaj PDK-së!Tepër infantile për të qenë pjesë e politikës!

Posted by Gani Koci on E enjte, 7 Nëntor 2019

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj