Radio Zëri

Fresh Postimet

Bukuritë e Prizrenit!

Qytetit të Prizrenit sot i është shtuar edhe një atraksion i ri. Bëhet fjalë për shtegun Via Ferrata “Panorama” me gjatësi prej rreth gjysmë kilometri.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka publikuar fotografi të këtij shtegu në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ky atraksion do të ndikojë në zhvillimin e turizmit malor.

“Ky është vetëm një prej projekteve që po punojmë në vazhdimësi për ta rritur ofertën turistike të qytetit, e sidomos atë të turizmit malor”, ka shkruar Haskuka.

Haskuka ka falenderuar të gjithë bjeshkatarët të cilët kontribuan në mënyra të ndryshme për realizimin e këtij projekti.

Sot Prizrenit i është shtuar edhe një atraksion i ri që do të ndikojë në zhvillimin e turizmit malor.Shtegu Via…

Posted by Mytaher Haskuka on E hënë, 18 Nëntor 2019

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj