Radio Zëri

Fresh Postimet

Pas alarmit shëndetsor,Apple anulon të gjitha aplikacionet për cigaret elektronike

Kompania Apple ka anuluar të gjitha App Store që kishin të bënin me cigaret elektronike.

Në rrjet qarkullonin 181 aplikacione, një numër që sugjeron sesi përdorimi i tyre ka qenë gjithnjë e lidhur ngushtë me teknologjinë: aplikacionet në fakt janë një mjet shumë i popullarizuar.

Aplikacionet sugjeronin se si sasia e lëndës, aroma dhe nikotina të përzihej për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Vendimi është marrë në vijim të alarmeve të para mbi rrezikshmërinë e “avujve” dhe vdekjet që do të kishte shkaktuar, por anulimi i plotë erdhi me publikimin e një studimi nga CDC, Qendra e SHBA për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, shkruan e përditshmja italiane “Il Corriere della Sera”

Institucioni vëren se deri tani janë regjistruar 2 172 raste të dëmtimit të mushkë.rive të lidhura me përdorimin e cigareve elektronike si edhe 42 vdekje.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj