Radio Zëri

Fresh Postimet

Procesi i tejzgjatur i rinumërimit mund të përfundojë të hënën

Nga 1407 vendvotime, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është numëruar gati gjysma e vendvotimeve.

Me këto rinumërime nuk pritet të ketë ndryshim rezultati te katër subjektet e para politike, përveç te koalicioni Nisma – AKR – PD, i cili aktualisht është vetëm 21 vota mbi pragun zgjedhor.

Valmir Elezi nga KQZ, ka thënë se nuk mund ta dinë saktë se kur përfundon rinumërimi.

“Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim ky rinumërim”, ka thënë Elezi.

Ka gati një javë prejse Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve e ka nisur rinumërimin e 1407 vendvotimeve me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Deri të dielën në këtë qendër janë numëruar 573 vendvotime, përderisa gjatë ditës së djeshme në proces të rinumërimit kanë qenë më shumë se 66 vendvotime.

Njoftohu për më të rejat përmes emailit tuaj